Kontrata me “Contour Global” publikohet javën e ardhshme, rryma së paku dyfishohet

Prishtinë | 22 Dhj 2017 | 12:54 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të publikohet marrëveshja komerciale me kompaninë amerikane “Contour Global” për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.

Por, gjatë raportimit sot para Komisionit për Zhvillim Ekonomik në Kuvendin e Kosovës, Lluka nuk e ka fshehur faktin se pas ndërtimit të “Kosovës së Re” rryma do të shtrenjtohet, së paku dyfish.

“Çmimi për një megavat sot është 28 euro. Kurse me ‘Kosovën e Re’, kostoja pritet me qenë 65 euro, deri në 70€”, tha Lluka, raporton Ekonomia Online.

“Kontrata do të finalizohet shpejt dhe deri në fund të javës së ardhshme besoj do të jetë publike”, tha kreu i MZhE-së, i cili është dhe kryesues i Komitetit Drejtues të Projektit për ndërtimin e TC “Kosova e Re”.

Anëtarët e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal janë interesuar dhe për çështjen e (mos)faturimit të rrymës elektrike në veri të vendit.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e pyeti ministrin se a do të mundet Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) të marrë distribuimin e plotë në komunat e veriut.

“N e jemi të obliguar që t’i sigurojmë KEDS-it qasje në çdo cep të Kosovës. E Qeveria nuk ka mundur. Plus kjo është e rregulluar me marrëveshjen e Brukselit”, tha Lluka.

Të ngjashme