Kryeministri Haradinaj lavdëron produktet e mishit “Kalabria”, thotë se po ruhet tradita

Gjilan | 04 Mar 2019 | 16:04 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar Fabrikën e Përpunimit të Mishit “ Kalabria” në Velekincë të Gjilanit.

Haradinaj aty tha se kjo fabrikë ka ruajtur traditën dhe se produktet e kësaj kompanie janë më të lira në treg se ato të huajat.

“Kjo fabrikë dikur ka pasë traditë dhe edhe tash është ruajt ajo traditë mund të themi se produktet e kësaj fabrike janë të mira. Ashtu si mora vesh se në treg dalin më lirë se ato të huajat dhe edhe nga cilësia janë më mirë”, tha ai.

Pronari i Fabrikës “Kalabria”, Xhelal Selimi, ka kërkuar që vendimi i Haradinajt për lirim nga doganat të zbatohet.

“Kërkoj përgjegjësi që vendimin e kryeministrit për lirim nga doganat ta zbatojnë”, tha ai.

Të ngjashme