Ligji për “Trepçën” ende jofunksional

Prishtinë | 18 Sht 2017 | 08:15 | Nga

Ligji për “Trepçën”, i cili parasheh shndërrimin e ndërmarrjes në shoqëri aksionare, ku pjesën më të madhe të aksioneve i merr përsipër Qeveria e Kosovës, nuk është funksionalizuar ende, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo pasi Qeveria, tash e një vit nuk e ka formuar Bordin Mbikëqyrës, i cili parashihet me dispozita ligjore, dhe i cili është parakusht për të vazhduar me përpilimin e Statutit dhe regjistrimin e ndërmarrjes.

Drejtori menaxhues i “Trepçës”, Ahmet Tmava, ka shpjeguar se megjithëse formalisht ndërmarrja është nën menaxhimin e Qeverisë, ky menaxhim nuk është ende funksional pa implementimin e Ligjit, i cili e rregullon mënyrën e menaxhimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme