Limaj: Fillimi i punës së Doganës në Portin e Durrësit, momenti më i rëndësishëm pas pavarësisë

Durrës | 15 Jan 2019 | 14:00 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj tha se fillimi i punës së Doganës në Portin e Durrësit është momenti më i rëndësishëm pas pavarësisë, raporton Ekonomia Online.

Koordinatori kombëtar i dy qeverive shtoi se kjo është marrëveshja e dytë që po zbatohet mas mbledhjes së qeverive Kosovë-Shqipëri.

“Është moment i rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Mendoj se është momenti më i rëndësishëm që pas shpalljes së pavarësisë.

“Është projekti më i rëndësishëm më konkret mes Kosovës e Shqipërisë.  Ju informoj  se nga katër vendimet që nga mbajta e mbledhjes së Qeverive, ne sot po implementojnë marrëveshjen e dytë”.

“E para është integrimi i kufijve, ka filluar në fillim të këtij viti dhe do përfundoj në mars ndërsa sot Dogana e Kosovës po kthehet në portin e Durrësit që do jetë sinjal i rëndësishëm i vizionit tonë”.

Hapja e kësaj zyre do të lehtësoj tregtimin, lëvizjen e mallrave po ashtu edhe atë të udhëtareve.

Kjo pritet të reduktoj koston e bizneseve si dhe të ndihmoj në rritjen e ekonomive të dy vendeve përmes thellimit të bashkëpunimit.

Procedurat doganore në Portin e Durrësit nga Dogana e Kosovës do të fillojnë që nga ky muaj.

Mallrat transit për tregun e Kosovës do të kontrollohen nga agjentët doganorë të Kosovës, të cilët tashmë do të kenë zyrën e tyre në portin e Durrësit.

Të ngjashme