Lluka në Prizren: Bashkëpunimi rajonal mundëson tërheqjen e investimeve

Prizren | 25 Maj 2019 | 13:14 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Delegacioni i kryetarëve të Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor ka vizituar Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizrenit, raporton Ekonomia Online.

Delegacionin e ka shoqëruar ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka. Ai tha se përmes këtij projekti do të promovojnë bashkëpunimin rajonal dhe të tërheqin investime.

“Jo rastësisht jemi në Prizren një qytet multi-etnik. Qëllimi jonë është që nga afër të shohim infrastrukturën e kësaj qendre që është transferuar në menaxhimin e GIZ-it dhe ta kemi një park rajonal për të sjellë investime të ndryshme”.

“Ideja jonë është që përmes këtij projekti ta promovojmë bashkëpunimin rajonal t’i kemi të gjithë akterët këtu dhe ky model të përdoret edhe në të ardhmen. Industritë që parashihen do të shërbejnë si modele për të gjitha industritë e tjera”.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi tha se investimet do çojnë përpara vendin dhe mirëqenien e qytetarëve.

“Sot jemi bashkërisht me kryetarët e odave të Ballkanit Perëndimor që ë veprojmë në forumin investiv të Ballkanit Perëndimor. Investimet e tilla mund të shtyjnë përpara zhvillime në mirëqenien tonë, në krijimin e vendeve të punës, në eksport etj”.

Kryetari i Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Cadez tha se do të mundohen që të sjellin kompani që të investojnë në Kosovë.

“Jemi takuar në Beograd kemi folur shumë se si t’i tejkalojmë pengesat dhe të përqendrohemi në të ardhmen. Kjo është vlera që tregon shumë storie. Storia e parë është e pikëlluar, e të kaluarës, kemi pasë ushtarë të KFOR-it që kanë mbajt sigurinë”.

“Ata mund të na ofrojnë një faqe të zbrazët të mirë por ne duhet të shkruajmë të ardhmen tonë në atë letër. Atë që dëshiruam sot, do ti rikujtoj se jemi një entitet ligjor që përfaqësojmë gjashtë oda të Ballkanit për të sjellë kompanitë më të mëdha”.

“Do sjellim kompanitë më të mëdha nga rajoni për të diskutuar se si mund ta mbështesim këtë vend për ta shkruar fatin tonë të inovacionit, kreativitetit dhe teknologjive të reja”.

David Oberhuber, drejtor i GIZ-it në Kosovë, tha se nga mesi i këtij vitit do të fillojnë aplikimet për kompanitë që duan të investojnë në këtë qendër, raporton EO.

“Nuk do jemi të suksesshëm nëse nuk fillohet nga bizneset në rajon. Kemi marrë përsipër nga ushtarët gjermanë dhe për momentin vetëm po e mirëmbajmë objektin. Presim nga mesi i vitit që mund të publikojmë thirrjen e parë për aplikacione. Kemi një numër të madh të kompanive që kanë shfaqur interesim. Pas aplikacioneve do të shikojmë kompanitë që vijnë nga fushat e ndryshme”.

Në fund të vitit të kaluar Forcat e Armatosura të Gjermanisë janë tërhequr nga kampi fushor i KFOR-it i vendosur aty që nga 1999. Nga atëherë kampi është lënë në shfrytëzim për shërbime civile për përkrahjen e zhvillimit ekonomik të Kosovës përmes përfshirjes së ngushtë gjermane.

Në fund delegacioni ka vizituar ambientet e parkut të Inovacionit dhe Trajnimeve për të parë nga afër infrastukturën dhe mundësitë që i ofron ky park.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/385340095407548/
Lexo më shumë:

Të ngjashme