Ministri Bislimi nënshkruan marrëveshje me Komisionin Evropian

Prishtinë | 29 Pri 2020 | 12:03 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë, i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka nënshkruar një marrëveshje me Komisionin Evropian.

Marrëveshja e nënshkruar ka të bëjë me Prokurimin e Përbashkët për Prokurimin e Kundërmasave Mjekësore per Covid-19.

“Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi ka nënshkruar Marrëveshjen e Prokurimit të Përbashkët për Prokurimin e Kundërmasave Mjekësore për COVID-19 me Komisionin Evropian, që e bënë Kosovën shtet pjesëmarrës me aktivitetet e prokurimit publik të udhëhequra nga Komisioni Evropian”, thuhet në njoftimin e MFT’së.

“Nga kjo marrëveshje Kosova përfiton në procedurat e prokurimit, meqë sigurimi i produkteve si kundërmasa ndaj COVID-19 mund të sigurohet edhe jashtë tregut të Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

Të ngjashme