Ministri Hamza takoi përfaqësuesin e Fondit Saudit, Al-Shoaibi

Prishtinë | 27 Mar 2018 | 16:39 | Nga

Ministri i Financave Bedri Hamza priti sot në takim përfaqësuesin e Fondit Saudit Abdullah Al-Shoaibi, ku u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve e në veçanti në fushën e investimeve në infrastrukturën rrugore, në realizimin segmentit rrugorë M2 të drejtim të Mitrovicës e financuar nga Fondi Saudit.

Gjatë takimit u theksua se segmenti rrugor M2 të drejtim të Mitrovicës, ka një rëndësi të veçantë për qytetarë e këtyre komunave si dhe ndikon në zhvillim ekonomik dhe në të ardhmen politike të Republikës së Kosovës.

Në takim u diskutua edhe për mbështetjen e sektorit të shëndetësisë, për furnizimin e QKUK-së me paisje mjekësore dhe shtretër.

Gjithashtu gjatë takimit të dyja palët u dakorduan për rritjen dhe intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës edhe Fondit Saudite sidomos ne investimet të cilat ndikojnë drejtë për së drejti në jetën e qytetarëve të Kosovë.

Të ngjashme