Murati jep sqarime për prodhuesit: Do të subvencionojmë kreditë, do ta mbështesim eksportin

Prishtinë | 28 Tet 2021 | 10:44 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, tha se do të mbështesin prodhuesit vendës në rritjen e kapaciteteve prodhuese si dhe rrojën e cilësisë, raporton Ekonomia Online.

Murati në konferencë për media, bashkë me kryeministrin Albin Kurti ku folën në lidhje me operacionalizimin e masës Subvencionimi i Kredive Investive dhe masës Mbështetje e eksportit, nga Pako e Ringjalljes Ekonomike, shtoi se qëllimi kryesor i këtyre masave është që të krijohet një lokomotivë se si mund të funksionoj ekonomia.

“Qëllimi i këtyre masave është krijimi i një lokomotive për të funksionuar ekonomia, në kuadër të masës 2.1 do të subvencionohen 20% e kredive për të gjitha bizneset që duan të rriten do të përkrahen. Kjo do të bëhet nga data 1 tetori për të gjitha kredit që plotësojnë këto kritere”.

“Pasi të bëjmë ngritjen e kapaciteteve prodhuese ne do t’i mbështesim prodhuesit tanë edhe në hallkat tjera, pra do të ketë grante deri në 20 mijë euro për trajnimet e nevojshme në mënyrë që të trajnohet stafi për cilësi”.

“Masë tjetër në kuadër të masës 2.4 është mbështetja deri 50 mijë euro për produktin që të ketë një produkt sa më të pranueshëm. Për të aplikuar ka mundësi deri në qershor të vitit të ardhshëm”, tha Murati.

Ministri Murati theksoi tutje se si shkon procedura e vlerësimit dhe ecuria tutje për marrjen e kredisë, raporton EO.

“Pas aplikimit është edhe procesi i vlerësimit dhe i pëlqimit paraprak, dhe kur të konfirmohen të dhënat atëherë jepet pëlqimi nga komisioni ku biznesi mund të marr kredi. Vlen të theksohet se këtu pat edhe biznese të tjera, por që do lihet për ditë të tjera”.

“Norma e interesit të paguar për një kredi për pesë vite mund të shkoj deri në 15%, mirëpo ne e bëjmë 20%”, tha tutje Murati.

Të ngjashme