Ngec zbatimi i Ligjit për Trepçën, ndërmarrja në gjendje të rëndë financiare

Prishtinë | 27 Gus 2018 | 08:15 | Nga

Dy problemet e mëdha të Trepçës nuk po mund t’i zgjidhë as Qeveria Haradinaj. Rimëkëmbja e gjigantit të dikurshëm metalurgjik dhe bashkimi i dy pjesëve – asaj veriore dhe jugore – është larg së realizuari. Aktualisht Trepça është në gjendje të rëndë financiare, ndërsa menaxhmentet e dy pjesëve nuk kanë asnjë komunikim mes vete, shkruan sot Koha Ditore.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit menaxhues të Trepçës, Miftar Hyseni tregon se ka rënie të prodhimit në Trepçë në krahasim me vitin e kaluar. Arsyeja për këtë, sipas tij, është mungesa e fuqisë punëtore të aftë për punë. Hyseni tregon se që nga viti 2013, në “Trepçë” nuk ka pasur punësime të reja, ndërsa barrën kryesore të prodhimit tani e bartë mosha e punëtoreve prej 62 deri në 65 vjet.

Sipas, Hysenit, punësimet e reja dhe investimet në “Trepçë” nuk po mund të realizohen për shkak se ndërmarrja aktualisht është në boshllëk institucional

Të ngjashme