Ngritja e çmimeve të naftës – e papërballueshme, qytetarët fajësojnë Qeverinë për krizën pasi nuk po merr kurrfarë masash

Prishtinë | 10 Qer 2022 | 08:41 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ngritja e çmimeve të naftës në Kosovë po bëhet e papërballueshme për qytetarët. Disa nga qytetarët e intervistuar nga Ekonomia Online, fajësojnë Qeverinë Kurti se nuk po merr asnjë masë për të zbutur krizën.

Shaip Musliu, i cili po e mbushte veturën e tij me naftë në njërën nga pikat e derivateve në Prishtinë, tha se çmimet e karburanteve nuk kanë ku të shkojnë më keq.

“S’ka ku me shku më keq. Kjo është nevojë për familje, për fabrika, për të gjitha. Me 10 euro vitin e kaluar gati 9 litra ia kemi qit ose 10. Tash 20 euro 12 litra. Qeveria nuk po e dëgjon askënd, e ka marr Albin Kurti ai e solli këtë krizë këtu”, u shpreh Musliu për EO.

Edhe Erzen Krasniqi tha se duke e pasur parasysh standardin e jetës në Kosovë, këto çmime janë të papërballueshme..

“Duke e krahasuar standardin e Kosovës, çmimi është shumë i lartë. Ka njerëz që e kanë 300 euro rrogën edhe nuk mund t’ia dalin”.

Ai thotë se në krahasim me vitin e kaluar, sivjet çmimet janë 100% të larta. Ai thotë se Qeveria e Kosovës duhet të largojë akcizën në derivate për një periudhë, e t’iu ndihmojë qytetarëve, bizneseve e  bujqve.

“Ka qenë çmimi përgjysmë më i lirë. Tash është 100% më shtrenjtë se vitin e kaluar. Qeveria e Kosovës duhet ta heqë TVSH-në, me zbut doganën dhe me ua lehtësua bizneseve, bujqve, qytetarëve e të gjithëve”, thotë ai.

Të ngjashme