Për tri ditë në Prishtinë mbahet panairi “Agrokos”, shihet si mundësi e mirë për prodhuesit vendës

Prishtinë | 23 Tet 2019 | 10:56 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për tri ditë më radhë do të jetë i hapur Panairi Ndërkombëtar i Agrobiznesit dhe Ushqimit “AGROKOS”, raporton Ekonomia Online.

Në këtë panair u tha se kudo tjetër në “AGROKOS”, konsumatori kosovar ka mundësinë  të njohë dhe të shijojë prodhimet bujqësore dhe blegtorale vendase, të cilat gjithnjë e më shumë po bëhen të pranishme në tregun vendës dhe të huaj.

Bekim Xhafa organizator i panairit tha se panairi është mundësi e mirë për bizneset vendëse që të promovojnë produktet e tyre, si dhe është transformuar në pikëtakim të domosdoshëm i bizneseve ndërkombëtare që dëshirojnë të shtrihen në tregjet e Ballkanit.

“Pa dyshim këto vite i kemi bërë bashkë dhe dua të falënderoj partnerët si shoqatat e bizneseve që vijnë nga rajoni dhe ato vendëse”.

“Nuk kanë munguar as produktet që vijnë nga Shqipëria ku për këto vite kanë sjellë eksperienca të ndryshme”.

“Qeveria në ardhje na ka premtuar që vijnë, por siç duket nuk janë gati të marrin përgjegjësi, por ne i fusim në përgjegjësi”, ka thënë ai.

Nga Oda e Afarizmit të Kosovës thanë se ky panair u mundëson bizneseve të promovojnë produktet e tyre në Kosovë po ashtu edhe jashtë vendit.

Gzim Selimi nga industria e mishit “Natyra”, ka thënë për Ekonomia Online se ky panair është i mirëpritur për këto biznese.

“Këto panaire na ndihmojnë shumë dhe kemi ardhur të prezantojmë produktet tona që janë shumë cilësore dhe jemi në treg shumë të hapur. Padyshim se edhe taksa na ka ndihmuar dhe kemi rritur prodhimet tona”, ka thëne Selimi.

Edhe një prodhues tjetër pati mundësi që t’i ekspozoj produktet e tij në këtë panair.

Abaz Ukiqi nga “A-Beo4”, tha se thënë se në këtë panair po prezantojnë farëra të ndryshme.

Në ketë panair po marrin pjesë shumë kompani të agrobiznesit vendor, nga Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Austria.

Gjithashtu pjesë e këtij panairi janë edhe kompani që merren me paketimin, ambalazhimin e produkteve bujqësore, si dhe institucionet shtetërore e financiare që me politikat e tyre ndikojnë në zhvillimin e sektorit te agrobiznesit.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/451098165517924

Të ngjashme