Qeveria ul rrogat në PTK për 40 për qind

Prishtinë | 04 Maj 2018 | 15:22 | Nga

Qeveria e Kosovës ka vendosur që pagat e punëtorëve të Postës dhe Telekomit të Kosovës të ulen për 40 për qind.

Vendimi i ekzekutivit kosovar vjen pas fitores në arbitrazh kundër kompanisë Axos, e cila kërkonte dëmshpërblim qindra miliona euro, njofton Klan Kosova.

Kompania Axos e pati paditur Kosovën për anulimin e privatizimit të 75 për qind të aksioneve të PTK-së.

Procesi i privatizimit të Postës dhe Telekomit të Kosovës kishte nisur në vitin 2010.

Tre vjet më vonë, në prillin e vitit 2013, Axos ishte shpallur fituese pasi kishte ofruar 277 milionë euro për blerjen e 75% të aksioneve në Vala e Telekom.

Por Kuvendi i Kosovës nuk ia dha dritën jeshile raportit të qeverisë për shitjen e PTK-së, pasi ishte opozita ajo që e kundërshtonte fort këtë proces duke bojkotuar disa herë edhe seancat.

ACP Axos Capital GmbH bëri padinë më 4 qershor të vitit 2015 në Gjykatën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve Investive (ICSID).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme