Rrjeti energjetik do të operojë i pavarur nga 15 maji, Kurti përgëzon menaxhmentin e KOSTT-it

Prishtinë | 21 Pri 2020 | 13:32 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari kanë vizituar KOSTT-in, një ditë pas pavarësimit të rrjetit energjetik të vendit, raporton Ekonomia Online.

Në këtë takim është diskutuar për funksionimin dhe operimin e sistemit të transmetimit dhe tregut të energjisë elektrike në Kosovë.

Si dhe rreth procesit të votimit të marrëveshjes se re ndërmjet të KOSTT dhe ENTSO-e, gjithashtu edhe për përgatitjet e KOSTT-it për operimin e kuadër të Bllokut Rregullues AK.

Kurti pas takimit ka uruar menaxhmentin e KOSTT-it, duke e quajtur arritjen e marrëveshjes lajm të madh për vendin.

“Erdha për të uruar dhe për të përgëzua për suksesin e madh që është arritur dje, por edhe për pavarësinë energjetike të Kosovës”.

“Me bërjen e KOSTT-it me të drejta të barabarta kjo i hap rrugë një intereksioni prej 400 KW me Shqipërinë. 22 operatorë kanë mundësuar që ne të bëhemi të pavarur. Të kalojmë në bllok rregullues me Shqipërinë”.

Drejtori i KOSTT-it, Ilir Shala, ka sqaruar se rrjeti energjetik do të operojë i pavarur nga 15 maji dhe se do të rriten të hyrat, raporton EO.

“Në këtë marrëveshje që pritet të nënshkruhet në ditët në vijim do t’i njihen kufijtë energjetik brenda bllokut rregullues me Shqipërinë”.

“Me 15 maj do të operojmë të pavarur. Të hyrat do të rriten”, tha ai.

Të ngjashme