Shahini – thirrje Qeverisë së Kosovës e Shqipërisë: Mblidhuni urgjent për rimëkëmbje të ekonomisë

Prishtinë | 13 Qer 2020 | 08:21 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Aleancës së Biznesit (AKB), Agim Shahini në një intervistë për Ekonomia Online u ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë që të mblidhen urgjentisht dhe të hartojnë politika për rimëkëmbjen ekonomike të të dyja shteteve.

Shahini më tutje është shprehur se në rast të një vale të dytë të pandemisë kufiri me Shqipërinë nuk duhet të mbyllet në asnjë mënyrë.

“AKB-ja ka pasur gjithmonë qëndrim unik sa i përket shkëmbimeve tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës por edhe në kohën e pandemisë, ne jemi të bindur që Kosova dhe Shqipëria  duhet të kenë qëndrime dhe unifikim të politikave si komb”, ka thënë ai.

“Dy qeveritë e vendeve duhet urgjentisht të mblidhen për të tejkaluar problemin ekonominë dhe pandeminë, duke krijuar politika afatshkurtra dhe afatmesme për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit dhe nëse vjen prapë ndonjë epidemi, Kosova dhe Shqipëria asnjëherë nuk guxojnë të i mbyllin kufijtë”.

Shahini ka mirëpritur planin e Qeverisë për Rimëkëmbje Ekonomike dhe është shprehur se me këtë plan mund të ketë një rimëkëmbje të shpejtë dhe do të rritet fuqia konsumuese.

“Qeveria e tanishme në ekspozeun para deputetëve e ka elaboruar se si do t’i merr ato mbi 1 miliard për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe nëse do të veprohet ashtu siç është paraqitur në programin e qeverisë ajo do të jetë një qeveri që mund ta rimëkëmb ekonominë duke rritur fuqinë konsumuese”, ka thënë Shahini.

Shahini më tutje ka thënë se punëtorët të cilët kanë pësuar nga pandemia presin nga Qeveria që tu dal në ndihmë dhe se për bizneset kjo është shpresa e vetme për një rimëkëmbje.

“Rreth 250 mijë punëtorë gjatë pandemisë kanë qenë të rrezikuar të mbesin pa punë, në disa ndërmarrje kanë pasur një fond që u kanë ndarë pagat në disa jo, prandaj thirrjet e tona kanë qenë te ndërrmarsit  që të mos i largojnë punëtorët”.

Kurse heqjen e reciprocitetit me Serbinë ai po e konsideron hap të duhur, raporton Ekonomia Online.

“Qeveria nuk u ka dalë në ndihmë, dhe këta punëtorë prapë janë kthyer në vendet e punës për të cilën e kanë të vetmen shpresë, por bizneset të vetmen shpresë e kanë te qeveria e vendit”.

“Prandaj ne kemi rekomanduar Qeverinë e Kosovës që reciprociteti nuk duhet të jetë mas ai është akt dhe si i tillë duhet të zbatohet në çdo moment, nuk ka nevojë të bëhet marketing për reciprocitet ai duhet të veprohet”, ka thënë Shahini.

Lexo më shumë:

Të ngjashme