Shahini u takua me Huibregtse, folën për gjendjen ekonomike në Kosovë

Prishtinë | 06 Maj 2022 | 16:28 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini , sot ka zhvilluar takim me Ada Huibregtse- këshilltare kryesore në Organizatën Ndërkombëtare të Punës( ILO) në kuadër të takimit tre ditor që po zhvillohet ne Budva, më Temën : ″Përmirësimi i Përformancës së Këshillave Ekonomiko- Social në Ballkanin Perëndimor″.

Shahini, e njoftojë për punën dhe aktivitetet e AKB dhe KES po ashtu edhe për gjendjen ekonomike në Kosovë, e cila është goditur nga pandemia dhe tani nga kriza globale më rastin e luftës në Ukrainë , si pasoj e kësaj situate , punëdhënësi dhe punëkërkuesi, çdo ditë po e kuptojnë rëndësi e njeri tjetrit dhe po tejkalojë edhe ketë krizë. Pas viti 2020 organizimi i KES dhe puna e tij nuk është në nivelin e duhur me gjithë atë po funksionon me kapacitet të kufizuara dhe me pak mbështetje nga Qeveria.

“Paqëndrueshmëria politike dhe ndërrimi i shpeshtë i Qeverisë-ministrive të linjës ka ndikuar negativisht në procesin e arritjes deri të një kontratë përfundimtare kolektive”, deklaroi .Shahini
Ada Huibregtse këshilltare kryesore në Organizatën Ndërkombëtare të Punës – ILO, tha se raportet që ne posedojmë për Kosovën se Këshilli Ekonomiko Social-KES, nuk ka mundur të nënshkruajë kontratën e re të përgjithshme kolektive që nga viti 2017 që kur edhe i ka skadue afati, këto janë shenja shqetësuese dhe dobësi për dialogun Social.

Huibregtse , u shpreh se Ne jemi të gatshëm të ju ndihmojmë në ngritjen e Përformancës së Këshillit Ekonomiko- Social, të Kosovës.

Të ngjashme