S’votohet për herë të katër vendimi për privatizimin e Telekomit, asnjë deputet në Komision

Prishtinë | 21 Maj 2019 | 12:16 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për të katërtën herë me radhë po tentohet mbajta e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, komision ky që pritet të shqyrtojë raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) për vitin 2018, raporton Ekonomia Online.

Gjithashtu në rend dite ishte edhe votimi i vendimit të Qeverisë me të cilin autorizohet Komisioni Qeveritar për Privatizimin e Ndërmarrjes Publike “Telekomi i Kosovës” SH.A.

Ani pse komisioni ishte caktuar për orën 12:00, në sallë nuk ka ardhur ende asnjë deputetë përveç përfaqësuesve të KPMM-së të cilët vijnë katër herë radhazi në këtë komision si pasojë e pamundësie së mbajtjes së mbledhjes.

Përderisa në këtë kohë Kuvendi është duke mbajtur seancë solemne për 20-vjetorin e Masakrës së burgut të Dubravës.

Të ngjashme