U hap ekspozita “Art në Autizëm” organizuar nga NLB Banka

Prishtinë | 01 Qer 2022 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

NLB Banka sh.a. Prishtinë, ka organizuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, hapjen e ekspozitës “Art në Autizëm”, e cila shënon Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve me veprat e pikturuara nga artistët e Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë.

“Sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës u bë hapja e ekspozitës “Art në Autizëm”, e cila shënon Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve me veprat e pikturuara nga artistët e Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë. Në kuadër të përgjegjësisë sociale, ne mbështesim këtë program për zhvillimin e talenteve dhe i themi JO diskriminimit duke promovuar kështu mirëqenie për të gjithë, pa dallim”, është thënë në njoftimin e NLB Bank.

Të ngjashme