UNICEF-i dhe USAID-i shpërndajnë pako higjienike në 660 shkolla dhe të paisjeve mbrojtëse personale kundër COVID-19 për rreth 10,000 nxënës dhe mësimdhënës

Prishtinë | 29 Gus 2020 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Çdo fëmijë mezi pret që të kthehet në shkollë të takojë shokët e vet dhe mësimdhënësit. Jeta gjatë pandemisë COVID-19 është e vështirë si për prindërit ashtu edhe për fëmijët. Gjersa janë duke u zhvilluar përgatitjet për rihapjen e shkollave, UNICEF-i në partneritet me USAID-in po i bëjnë të gjitha përpjekjet së bashku me partnerët për të siguruar një normalitet të ri në çdo shkollë për çdo fëmijë në Kosovë.

Sot, UNICEF-i së bashku me USAID-in në Kosovë dhe me Ministrinë e Arsimit, vizituan një nga shkollat ​​që përfituan nga kjo mbështetje. Pako higjienike dhe pajisje personale mbrojtëse për nxënësit dhe mësimdhënësit u shpërndanë në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Naim Frashëri” në Prishtinë.

Drejtoresha e shkollës, Shqipe Vllasaliu – Mehmedi, e ka mirëpritur përzemërsisht këtë mbështetje duke i theksuar vështirësitë me të cilat mund të përballen gjatë procesit arsimor për shkak të pandemisë.

Ministri i Arsimit në Kosovë, Z. Ramë Likaj, shprehu mirënjohjen e tij, duke theksuar se kthimi në procesin shkollor është një sfidë për të gjithë. “Në kohëra të tilla, ju e vëreni se cilët janë miqtë tuaj të vërtetë. Jam më shumë se i lumtur që kemi miq si UNICEF-i dhe USAID-i, të cilët po na mbështesin në sfidën me të cilën po përballemi për të kthyer çdo fëmijë në shkollë “, tha z. Ramë Likaj.

Gjersa kreu i USAID-it në Kosovë, Znj. Lisa Magno tha se “luftimi i COVID-19 mundëson që fëmijët tanë të shkojnë në shkollë të sigurt. Ne do të përballemime këtë pandemi së bashku ”

Z. Murat Sahin, Shefi i Zyrës së UNICEF-it në Kosovë theksoi se UNICEF-i po i bën të gjitha përpjekjet e mundshme për të mbrojtur fëmijët dhe familjet e tyre, duke i fuqizuar të rinjtë dhe duke ofruar pajisje mbrojtëse për shkollat ​​dhe qendrat e kujdesit shëndetësor.

Si pjesë e fushatës Kthimi në Shkollë, UNICEF-i me mbështetjen e USAID-it do të shpërndajë në total: 33,000 L sapun të lëngshëm, 36,740L dezinfektues duarsh, 33,000 dezinfektues kimik, 1.320 termometra me rreze infra të kuqe, 4400 maska ​​si mburoja të fytyrës, 29700 maska ​​fytyre, 7700 kasketa të fytyrës.

660 shkolla fillore dhe të mesme do të furnizohen mepako higjienike ku përfshihen: 50 L sapun të lëngshëm, 50 L dezinfektues duarsh, 50 L dezinfektues kimik dhe 2 termometra me rreze infra të kuqe për secilën shkollë

2200 mësimdhënës do të marrin pako me pajisje mbrojtëse të cilat do të përfshijnë: 2 maska ​​si mburoja të fytyrës, 3 maska ​​fytyre, 1L dezinfektues duarsh, 1 fletore dhe 1 çantë shpine me mesazhe për parandalimin e COVID-19.

7700 nxënës të klasës së parë do të marrin pako me pajisje mbrojtëse, të cilat do të përfshijnë: 1 kasketë për fytyrë, 3 maska ​​fytyre, 200 ml dezinfektues duarsh, 1 fletore dhe 1 çantë shpine me mesazhe për parandalimin e COVID-19.

Vendimet për masat e kontrollit në shkolla dhe mbylljen dhe hapjen e shkollave duhet të jenë në përputhje me vendimet për masat e tjera të distancimit fizik dhe masave të reagimit të shëndetit publik brenda komunitetit.

Ështëthelbësore që shkollat ​​të planifikojnë paraprakisht dhe të shqyrtojnë se çfarë masash shtesë mund të vendosin për të ndihmuar nxënësit, mësimdhënësit dhe anëtarët e tjerë të personelit në mënyrë që të jenë të sigurt kur të kthehen, dhe që komunitetet të jenë të sigurt në dërgimin e nxënësve të tyre në shkollë.

Rreth UNICEF-it

UNICEF-i i promovon të drejtat dhe mirëqenien e çdo fëmije; në gjithçka që bën. Së bashku me partnerët tanë, ne punojmë në 190 vende dhe territore për ta shndërruar atë angazhim në veprime praktike, duke i fokusuar përpjekjet e veçanta në arritjen e fëmijëve më të cenuar dhe të përjashtuar, në të mirë të të gjithë fëmijëve, kudo që ndodhen.

Për më shumë informacione në lidhje me UNICEF-in dhe punën që kjo organizatë bën për fëmijët, vizitoni www.unicef.org.

Të ngjashme