Zeka: Tërheqja e trupave amerikane rrezik për vendin, të hiqet taksa pa asnjë kusht

Prishtinë | 11 Mar 2020 | 11:34 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Arian Zeka, i ka quajtur serioze thirrjet nga senati amerikan për heqjen e trupave amerikanë nga Kosova.

Zeka potencoi se është momenti i fundit që Qeveria e Kosovës të heq tarifën pa asnjë kusht.

Siç tha ai ShBA-ja mbetet partneri më seriozë i Kosovës, e kjo mund të rrezikoj marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

“Është serioze pasi vjen prej një ligjvënësit siç është senati amerikan. Është momenti i fundit që qeveria të veproj. për të tërheq tarifën pa kushte”.

“Nuk kemi partner me serioz se sa ShBA-ja”, tha ai.

Senatori amerikan David Perdue në një shkrim të bërë në rrjetin social Twitter, ka shkruar se për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, nëse Kosova nuk është e përkushtuar për paqe, atëherë, Shtetet e Bashkuara duhet të shqyrtojnë praninë e trupave aty.

Përderisa Donald Trump Jr, djali i presidentit të ShBA-së, ka thënë se është koha që trupat amerikane të që janë të vendosura në Kosovë, të kthehen në shtëpi.

Trump Jr. e ka bërë “retweet” postimin e senatorit senatorit David Perdue për tërheqjen e forcave amerikane nga Kosova.

Edhe emisari special i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richrad Grenell, e ka shpërndarë një qëndrim të senatorit amerikan.

Të ngjashme