Mielli është shumë i rëndësishëm, por ka me dekada që ekonomitë organizohen dhe zhvillohen duke u bazuar në përparësitë krahasuese. Për shembull, nëse je Taiwani dhe ke përparësi me mikroprocesor, ti nuk ke nevojë me kultivu miellin. E shet mikroprocesorin, e blen miellin (psh nga Banglladeshi). Kina prodhon dhe shet makina elektrike dhe panele solare, nga India mundet me ble miellin. Amerika iPhona e Software, blen nga Brazili miellin.
Kështu, ti mund të kesh sa të duash miell, mundesh me siguruar me tregti nga jashtë. Mundesh edhe rezervat e shtetit me i siguru sa të do zemra. Vendet që kanë hapësira të mëdha e kushte klimatike e kultivojnë miellin, ato vende që kanë llogari dhe ti e blenë prej tyre.
Puna jote është me gjetë cila është përparësia krahasuese e jote, e shtetit dhe ekonomisë tuaj. E ne, cilën përparësi e kemi, krahasuar me vendet e tjera? A duhet me u fokusu në grurin e miellin? Apo ndoshta në teknologji, ICT e AI? Këtë e shpjegon një strategji ekonomike dhe vizion i sheteti. Por ne nuk e kemi një ende.
Normalishf që qeveria ka dhjetëra dokumente me ‘plane, strategji, koncepte e reforma’ për ekonomi. Por kemi shumë e asnjë në fakt. Nëse tash pyetem cila është fokusi jonë ekonomik? Askush nuk mund të përgjigjet, se nuk ekziston. Ne kemi një bilanc tregtar kronik që 50% të ekonomisë në vit e humbas jashtë me tregti. Kjo tregon gjithcka për ekonominë tonë. E në anën tjetër nuk e kemi një ide si me ndryshu këtë gjendje. As vullnetin nuk e kemi. Nuk përpiqemi aspak.
Qeveria e Kosovës nuk e ka një njeri të vetëm për ekonomi të vendit. Gjatë inflacionit historik, vendi ka qenë në mëshirë të zotit. Një zvKM merret me dialog të Brukselit, e disa ministra me portfolio të shkapërderdhur e me funksione të ndryshme për ekonomi… në fund, askush nuk është përgjegjës. Ekonomia është e rëndësishme vetëm për statistika, me manipulu dhe përfitu ndonjë votë.
E ekonomia e miellit duket tej mase populliste, por mbi të gjitha shpërfaqë injorancën tonë rreth ekonomisë. “Kemi bukë për të ngrinë” duhet të mjaftoj kjo për ju. Mbase ky është mesazhi dhe mindseti. Ne duhet të kënaqemi që jemi gjallë, mbijetojmë dhe kemi bukë për të ngrënë. Po ekonomia? Inovacioni? Teknologjia, ICT, AI…ardhëria?
Mirëqenia jonë, mundësitë tona, duhet me i tejkaku ekonominë e miellit. Duhet të identifikojmë cilat janë përparësitë tona. Nuk kemi deti, as naftë. Pak linjit që nuk mundemi me përdorë pa e kërcënuar shëndetin publik. As me bujqësi nuk kemi avantazhë se zingjiri i vlerës dhe ekosistemi nuk është në favor të fermerit.
Gruri, mielli është një formë primitive e ekonomisë, edhe pse duket thelbësore për njerëzit. Kjo ekonomi e miellit është më shumë një mesazh e sinjal që ne duhet të hapim mendjen dhe sytë dhe të formësojmë një ekonomi sipas specifikave dhe interesave tona. E mielli në këtë ekonomi mundet mos me qenë aspak i rëndësishëm. Por kur nuk kemi asgjë tjetër, edhe mielli kryen punë me gjasë.