Jugosllav Petroviq i kërkuar për një rast grabitjeje të regjistruar në vitin 2022 në Leposaviq, është arrestuar nga Policia e Kosovës me date 02.02.2026. I njëjti ka rënë në pranga të policisë pasi qe figuronte në listën e ndalimit.Burimet brenda Policisë se Kosovës i kanë thënë portalit tonë se Petroviq rezulton i dyshuar edhe për vrasjen e aktivistit boshnjak Shefko Sallkoviq dhe plagosjen e Edin Islamoviq ne fshatin Podstenje të Leposaviqit, ngjarje e ndodhur në dhjetor 2010. Sipas burimeve të njejta, Petroviq ka qenë pjesë e njësive speciale policore serbe, të cilat kishin operuar edhe gjatë periudhës së luftës në Kosovë, përfshirë operacionet në zonën e Prekazit.Rasti i të vrarit Shefko Sallkoviqit është rikthyer në vëmendje edhe pas postimit publik të Kryeministrit Albin Kurti, i cili e përkujtoi aktivistin si simbol të rezistencës qytetare dhe integrimit institucional në veri të vendit. Në postimin e tij, Kurti kishte theksuar se hetimet kishin treguar se përgjegjës për vrasjen ishin individë të lidhur me strukturat e sigurisë serbe, duke përmendur emrin e Jugosllav Petroviqit dhe Radomir Deliqit si të dyshuar për përfshirje.