“Eksperti” i statistikave në VV, Muja: Bizneset raportuan 11.2 miliardë euro qarkullim, dyfish më shumë se në 2020 (kur ishte pandemi)

Prishtinë | 17 Sht 2023 | 23:07 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i VV-së, Armend Muja, pas publikimit të disa statistikave për tregun e punës dhe pagat, ka publikuar statistika edhe për qarkullimin e bizneseve për 7 muajt e parë të këtij viti.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se bizneset në Kosovë kanë raportuar qarkullim në vlerë 11.2 miliardë euro, dyfishi në krahasim me 2020.

“Qarkullimi i bizneseve – për 7 muajt e parë të vitit 2023 bizneset në Kosovë kanë raportuar qarkullim në vlerë 11.2 miliardë euro, dyfishi në krahasim me 2020. Bizneset ndërmjet janar-korrik 2023 kanë paguar 140.1 milionë euro tatim në fitim, dyfishi krahasur me 2019. Qarkullimi i dyfishuar reflekton rritjen e transaksioneve në një ekonomi në rritje por edhe formalizim të aktivitetit të tyre”, ka shkruar Muja.

Por, sikur dihet 2020-ta është viti kur nisi pandemia e coronavirusit, dhe ishte vit i mbylljes.

Të ngjashme