Eksploziv lokalit të ish-punonjësit të bashkisë

Prishtinë | 09 Maj 2017 | 10:04 | Nga

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer mesnatën mes së hënës dhe së martës në Porto Romano, në Durrës.

Mjeti shpërthyes, i ndërtuar në mënyrë artizanale, ishte vendosur në lokalin e shtetasit Fetah Mataj, 35 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në lagjen 15 të qytetit bregdetar.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

Mataj rezulton person me një sërë precedentësh penalë dhe para 3 muajsh ka dalë nga burgu, ku ka vuajtur një dënim 5-vjeçar të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale “shtrëngimi me anë të kanosjes, ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Në kohën e arrestimit, Mataj ishte punonjës i Bashkisë së Durrësit në parkun e automjeteve dhe u denoncua për gjobëvënie ndaj kompanive private dhe kanosje me jetë në rast mospagese. Në vitin 2015, 35-vjeçari përfitoi një ulje dënimi prej 90 ditësh nga Gjykata e Durrësit.

Edhe në vitin 2007, pronari i objektit 3-katësh ku u vendos lënda plasëse ka qenë i dënuar për kanosje, por nuk e vuajti dënimin për arsye shëndetësore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme