Ekspozita “Udhëtimi frymëzues i minatorëve” hapet më datë 14 shkurt

Prishtinë | 08 Shk 2023 | 16:53 | Nga Ekonomia Online

Muzeu Kombëtar i Kosovës ka bërë ftesë për pjesëmarrje në hapjen e ekspozitës “Udhëtimi frymëzues i minatorëve” që do të hapet më datë 14 shkurt.

“Ekspozita hapet në bashkëpunim me Muzeun Shtetëror të mineraleve dhe kristaleve Trepça në Mitrovicë. Ekspozita hapet në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 15 vjetorit të Pavarsisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Muzeu Kombëtar i Kosovës .

Hapja bëhet më 14 shkurt, në ora 12:00.

Të ngjashme