Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka konfirmuar për Ekonomia Online se arsimtarëve të nivelit parashkollor dhe të mesëm u janë ekzekutuar pagat me rritje sipas ligjit të pagave.
Sipas tij pagat e muajit shkurt kanë dalur me 100 euro rritje, ashtu siç parashihet me këtë ligj.
“Po sipas informatave nga tereni pagat e arsimtarëve janë ekzekutuar gjatë ditës së sotme aty vërehet një rritje prej 100 eurove ashtu siç është me ligjin për paga”, tha ai për EO.
Kuvendi i Kosovës ka miratuar ligjin për paga në sektorin publik në dhjetor të vitit të kaluar.
Ky ligj zbatohet për punonjësit e sektorit publik, pagat e të cilëve financohen nga buxheti i shtetit, me përjashtim të punëtorëve të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI). Ky ligj ka pasur kritika nga partitë opozitare si dhe disa institucione të tjera publike.