Filharmonia e Kosovës do mbajë koncertin e radhës ku do luhen veprat e Paul Creston, Arvo Part dhe Leonars Brenstein, raporton Ekonomia Online.
Drejtori i Filharmonisë së Kosovës, Baki Jashari tha se ky është një koncert i veçantë pasi që në Kosovë për herë të parë luhen këto vepra.
“Është një koncert mjaft i veçantë për shkak të programit poashtu për shkak të një veçantie qe nuk ndodh shumë shpesh në koncertet tona. Ku do kemi një ekspozitë për të pagjeturit.
“Koncerti do fillojë me një video ekspozitë dhe krahas kësaj do fillojmë edhe me pikën Avro Part. Pastaj do kemi edhe vallen simfonike nga Leonard Brenstein”.
Ndërsa Dardan Gjinolli, alt saksofonist, tha se kjo vepër po luhet për herë të parë në Ballkan.
“Nesër koncertin e Paul Creston po luhet për herë të parë në Ballkan. Këto nota kanë ardhur nga Stokholm. Jam i lumtur që kjo vepër po luhet për herë të parë në Ballkan”.
Ndërsa regjisori Kushtrim Koliqi tha se nesër organizata “Intergra” dhe programi forumZDF nesër do sjellin intervistimet e familjarëve të të pagjeturve ku kujtimet e tyre do të sjellen në formën vizuale.
“Unë si regjisor jam i preokupuar që vijnë nga trashëgimia e luftës si çështja e të pagjeturve dhe nuk duam ta kem këtë çështje vetëm në nivel të politikbërje, por ta shtrijnë edhe përmes artit dhe veprës. Po japim shenjë që gjithë shoqëria jemi të brengosur për çështjen e të pagjeturve”.
E dieigjenti Greogory Charette, u shpreh i lumtur për performancën e nesërme para publikut prishtinas, raporton EO.
“Kjo është hera e pestë që vij këtu. Kjo është një muzikë e re amerikane e cila përcillet me Jazz dhe muzikën Pop”.
“Të dëgjosh veprat e Brenstein është kënaqësi dhe thua sa të lehta që janë për ti luajtur por kur i luan me të vërtetë ato atëherë nuk të duket aq lehtë. Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe të performojë për publikun e Prishtinës”.