Ronaldo i cili u largua drejt Juventusit pas nëntë vjet qëndrimi në Madrid duke shënuar 450 gola dhe fituar 15 trofe, kurse Messi mungon pas lëndimit në kraharor në ndeshjen kundër Sevillas.
Ky do të jetë “El Clasico” i parë pa dy yjet e futbollit që nga dhjetori i vitit 2017, kur ekipi mbretëror triumfoi me golin e Julio Baptista.
Që nga atëherë, Messi dhe Ronaldo kanë qenë yjet më të shkëlqyera në historinë e kësaj përballjeje.
Messi është golashënuesi më i mirë në derbi duke shënuar 26 gola dhe asistuar 14 të tjerë, kurse Ronaldo mban rekordin për shënim të së paku një goli në “El Clasico-t” e njëpasnjëshme, gjithsej gjashtë ndeshje dhe të gjitha në vitin 2012.
Se si do të kalojnë skuadrat spanjolle mungesën e këtyre dy futbollistëve, mbetet të shihet më 28 tetor me fillim nga ora 16:15.