Elevator Lab: 3 aplikacione nga Kosova për “Fintech Accelerator” të RBI-së

Prishtinë | 04 Gus 2017 | 12:03 | Nga

Me 31 Korrik është bërë mbyllja e fazës së aplikimit të programit “Elevator Lab”, FINTECH
ACCELERATOR i Raiffeisen Bank International (RBI) AG.

Programi zyrtarisht ka filluar me 1 Qershor nga Johann Strobl, CEO I RBI në festivalin e themeluesve dhe teknologjisë “Pioneers’17” e cila është përhapur edhe në 14 bankat e rrjetit të RBI në Evropen Qendrore dhe atë Lindore.

Në total, 336 ndërmarrje start-up shfrytëzuan mundësinë për një potencial të bashkëpunimit
më afatgjatë me RBI Group, përfshirë 16.6 milionë klientët e RBI në Austri dhe regjionin e
Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL). 13.4 për qind e të gjitha aplikacioneve janë paraqitur
nga fintech-ët austriak, 27.1 për qind nga fintech-ët regjionit të EQL, me një numër relativisht
të lartë aplikimesh nga Hungaria, Rumania dhe Sllovakia, duke reflektuar komunitetet fintech
më të zhvilluara në këto vende. Aplikacionet tjera kryesisht janë paraqitur nga fintech-ët e
Evropës Perëndimore, Azisë dhe Amerikës Veriore, e cila në anën tjetër tregon se programi
“Elevator Lab” tërheq interesim të lartë ndërkombëtar. Shumica e paraqitjeve ishin të lidhura
me shërbimet e pagesave dhe transaksioneve, teknologji të investimit dhe tregtisë, zgjidhje
në fushën e shërbimeve bankare për bizneset e vogla dhe të mesme, databazë për
analizimin e të dhënave (Big Data Analytics), RegTech dhe degë bankare e së ardhmës.

„Jemi të kënaqur që kemi qenë në gjendje ta mbyllim me sukses fazën e aplikimit për
Elevator Lab programin, dhe që kemi aplikacione nga 14 tregjet ku RBI operon ndërsa 3 janë
nga Kosova. Numri i lartë i aplikimeve dhe cilësia e përgjithshme e aplikacioneve i tejkaluan
pritjet tona. Deri në fund të muajit gusht, ne do t’i shqyrtojmë dokumentet në mënyrë që të
identifikojmë ato 30 start-up, të cilat do të kenë mundësinë që gjatë seancave të prezantimit
me konceptet e tyre të bindin komisionin përgjegjës“, sqaron Michael Hoellerer, udhëheqës i
këtij projekti në RBI, i cili ndër të tjera është përgjegjës edhe për strategjinë e digjitalizimit të
Grupit.

Përzgjedhja e pesë start-up- ve që përfundimisht do të marrin pjesë në programin Accelerator
do të bëhet në mesin e muajit shtator në Vjenë. RBI bashkëpunoi me Pioneers Discover dhe
u mbeshtet nga partnerët acccoi dhe Venionaire. Të gjitha informatat e Elevator Lab janë të
listuara në faqen e internetit: www.elevator-lab.com

Për RBI

Raiffeisen Bank International AG (RBI) e konsideron Austrinë, ku ajo është banka kryesore e korporatave dhe investimeve, si dhe Evropën Qendrore dhe Lindore (EQL), si tregun e saj. 14 tregjet e rajonit janë të mbuluara nga bankat filiale. Përveç kësaj, Grupi përbëhet nga ofrues të shumtë të shërbimeve të specializuara financiare, për shembull në fushën e lizingut, menaxhimit të aseteve, si dhe bashkimet (mergers) dhe akuizicionet. Në total, më shumë se 50,000 punonjës u shërbejnë 16.6 milionë klientëve përmes 2,500 njësish biznesi, shumica e të cilave janë të vendosura në EQL. Aksionet e RBI-së janë të listuara në bursën e Vjenës. Bankat rajonale të Raiffeisenit zotërojnë rreth 58.8 për qind të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër është në shitje të lirë.Brenda Grupit Bankar Raiffeisen (RBG), RBI është instituti qendror i bankave rajonale Raiffeisen dhe
institucioneve të tjera të ndërlidhura me kreditimin dhe ofron shërbime të rëndësishme në këtë funksion.

Në lidhje me acccoi partners | www.acccoi.com

Accoi është një akselerator biznesi me seli në Vjenë, i cili është konfiguruar nga ndërmarrësit serik dhe është i specializuar në inicimin dhe arkitekturën e programeve globale për akseleratorët e biznesit të orientuar drejt biznesit, në segmentin B2B. Fokusi është në vendosjen e ‘metodologjisë acccoi’ të provuar dhe të testuar, e cila mundëson digjitalizimin e modeleve të vendosura të biznesit, historikisht të suksesshme të korporatave të mëdha me mbështetjen e frymëzimit global të start-up- ëve nëpërmjet një programi tre apo pesëvjeçar.

Në lidhje me Pioneers Discover | www.pioneers.io/discover

Pioneers Discover formëson të ardhmen e korporatave dhe sektorit publik duke futur mjete të ndërmarrësisë, metoda dhe kulturë. Ne besojmë se inovacioni afatgjatë arrihet përmes një kombinimi të inovacionit të brendshëm dhe inovacionit të nxitur nga start-up- ët. Ne e bëjmë këtë të mundur duke fuqizuar ekipet e korporatave me teknika ndërmarrëse dhe duke sjellë start-up dhe ekspertë të tjerë për frymëzimin, bashkë-krijimin dhe për shprishjen e bizneseve.

Në lidhje me Venionaire | www.venionaire.com

Venionaire është e specializuar në kapitalin ndërmarrës (korporativ), angazhimin në start-up të korporatave (CSE), transformimin digjital dhe inovacionin e teknologjisë së lartë. Venionaire është një partner i besuar për zbulimin, shqyrtimin, teknologjinë, tregun dhe analizën konkurruese, vlerësimin, si dhe menaxhimin e transaksioneve dhe portofolave të ndërlidhura me një gjurmë të teknologjisë së lartë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme