Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj ka ndarë detaje nga jeta personale dhe marrëdhënia me Klodian Mihajn.
Ajo pranoi zyrtarisht lidhjen me Klodin, e poashtu u shpreh krenare dhe falënderuese për raportin që ka krijuar dhe për lumturinë që po përjeton.
Po unë dhe Klodi jemi në lidhje, por unë dua që gjërat e mia t’i kem private. Jam shumë krenare për lidhjen, por gjërat më të bukura nuk bën t’i flasësh gjithmonë. Diçka që më pëlqen shumë te Klodi është që më mbështet shumë. Jam falënderuese, se është e rrallë të gjesh meshkuj të tillë. Një gjë që nuk më pëlqen është që bën drama. Unë mendoj që Klodi është më xheloz se unë, por të dy jemi xhelozë të bukur dhe të ëmbël”, tha ajo në emisionin “Top Arena”.