Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica ka qëmdruar për vizitë në Gjenevë të Zvicrës, në nismën e PDK-së për hapjen e nëndegëve kudo ku jetojnë shqiptarët në diasporë.
Në takim me përfaqësuesit e nëndegës së PDK në Gjenevë, deputeti Reçica ka diskutuar për vizioninne ri të PDK-së për diasporën dhe programin për të ardhmen e vendit.
“Partia Demokratike e Kosovës po gjenë përkrahje kudo ku jetojnë shqiptarët në diasporë, si parti e lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit. Gjatë vizitës zyrtare në Zvicër zhvilluam një takim shumë të mirë me nëndegën e PDK-së në Gjenevë. PDK do të shtrihet në të gjitha Kantonet e Zvicrës për të qenë afër diasporës tonë dhe për të koordinuar së bashku të ardhmen për shtetin e Kosovës”, ka shkruar Reçica në faqen e tij në Facebook.