Elon Musk i rikthehet marrëveshjes për blerjen e Twitter

Prishtinë | 05 Tet 2022 | 08:48 | Nga Ekonomia Online

Miliarderi Elon Musk ka ndryshuar sërish mendjen rreth blerjes së Twitterit, dhe tani ka deklaruar se është i gatshëm të vazhdojë me procedurat për blerjen e kësaj platforme të medias sociale.

Në një letër dërguar kësaj kompanie, Musk është pajtuar të paguajë çmimin që kishte ofruar disa muaj më herët, përpara se të tërhiqej nga marrëveshja.

Ky ndryshim i qëndrimit vjen vetëm disa javë para se të dyja palët pritej të përballeshin në gjykatë për këtë çështje.

Twitter, që a ka paditur miliarderin Musk për të tentuar që ta detyrojë që të vazhdojë me marrëveshjen për blerjen e kompanisë, pritej që të fitonte procesin gjyqësor.

Në letër, avokatët e Muskut, thanë se ai dëshiron që të vazhdojë me kompletimin e transaksionit, dhe ka kërkuar që t’i jepet fund betejës ligjore. 

Të ngjashme