Emërohen 11 ushtrues detyre të drejtorëve në shkollat e Drenasit

Drenas | 31 Gus 2017 | 15:42 | Nga

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci në koordinim me Drejtorinë Komunale të Arsimit, kanë emëruar 11 ushtrues detyre që ishin të sistemuar në procesin edukativo-arsimor për drejtor të shkollave, pasi që drejtorëve të mëhershëm u skadon kontrata me 31 gusht 2017 dhe të gjithë ishin njoftuar 45 ditë para se të ju skadojë kontrata, sipas dispozitave ligjore, njofton Komuna e Drenasit.

Ushtruesit e Detyrës, janë përzgjedhur përkohësisht deri në përfundimin e procedurave të rekrutimit në zgjedhjen e drejtorëve përmes konkursit. Emërimi i ushtruesve të detyrave deri në përfundimin e procedurave të rekrutimit ka ardhur për arsye që shkollat të mos mbesin pa menaxhim në prag të fillimit të vitit të ri shkollor.

Ish-drejtorët e shkollave, disa prej tyre janë kthyer në vendet e tyre të mëhershme të punës dhe të tjerët do të sistemohen në lëndët ku kanë përgatitjen e tyre profesionale ose si koordinator cilësie.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme