Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka emëruar Udhëheqësit e Departamentit Special në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe Gjykatën e Apelit.
Gjyqtari Valon Kurtaj u emërua udhëheqës i Departamentit Special në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kurse gjyqtari Vaton Dërguti caktohet si udhëheqës në Departamentit Special në Gjykatën e Apelit.
Gjithashtu Këshilli ka marrë vendim për caktimin e ushtruesit të detyrës së Gjyqtarit Mbikëqyrës të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme.
Kryesuesi i KGjK-së, Skender Çoçaj, tha se Ilmi Bajrami është kërkuar të caktohet për këtë pozitë.
“Kryetari i Gjykatës Supreme ka propozuar të caktohet Ilmi Bajrami si ushtrues detyre i Gjyqtarit Mbiqkyrës në Dhomën e Posaçme”, tha Çocaj.
Në mbledhje u morr vendimi për dhënie në shfrytëzim të veturave 24 orë gjyqtarëve të Departamentit Special në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe Gjykatën e Apelit.
Kryesuesi i KGjK-së, Skender Çocaj, tha se kjo kërkesë është e nevojshme për këta zyrtarë të cilët kanë nevojë për posedimin e veturave 24 orë.
“Këta zyrtarë kanë nevojë për marrjen në shfrytëzim 24 orë për këto vetura”, tha ai.
Po ashtu është shqyrtuar raporti Përfundimtarë për Departament Special i cili u aprovua nga anëtarët e KGjK-së.
Anëtarët e KGjK-së kanë votuar në mënyrë të fshehtë për zëvendëskryesuesin e KGjK-së dhe në bazë të votave, zëvendëskryesuese u zgjodh gjyqtarja Makifete Saliuka me 9 vota pro.
Saliuka tha se do ta bëj punën siç është më së miri duke bashkëpunuar me kolegët e tjerë.