Mesfushori i Liverpoolit, Emre Can, do të marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij kah fundi i kësaj jave.
Sipas Tuttosport, kjo javë është vendimtare për të ardhmen e Can pasi kontrata e tij me Liverpoolin e skadon në fund të sezonit.
Media të ndryshme italiane sugjerojnë se Juventusi, skuadra më e interesuar për të, tashmë i ka vënë ultimatum përfaqësuesit gjerman që të vendosë nëse dëshiron t’i bashkohet “Zonjës së vjetër”.