Mesfushori i Liverpoolit, gjermani me prejardhje turke, Emre Can, më në fund do t’i jap fund spekulimeve lidhur me largimin e tij, pasi ai pritet që gjatë javës së ardhshme të nënshkruaj kontratë me një skuadër tjetër.
24-vjeçari u përfol se do të largohej nga “Anfield” për të kaluar te kampioni i Serie A, Juventus dhe kështu edhe do të ndodh së shpejti, pasi javën e ardhshme pritet që ai t’i përfundoj testet mjekësore në Torino.
Emre Can do të nënshkruaj kontratë katër vjeçare me “Zonjën e Vjetër”, me një pagë vjetore prej 5 milionë euro dhe e gjitha kjo do të filloj në momentin që mesfushorit gjerman t’i kaloj kontrata me Liverpool në fund të qershorit.
Mesfushori i lindur në Frankfurt të Gjermanisë, kishte kaluar te Liverpool verën e vitit 2014 për 12 milionë euro nga skuadra e Bayer Leverkusen, e cila vetëm një vit para se ta shiste, e kishte blerë atë nga Bayern Munchen për vetëm 5 milionë euro.
Emre Can për katër sezone sa i kaloi te Liverpool, është paraqitur në 115 ndeshje në Premier League për “Reds”, duke shënuar 10 gola.