Emri Holandë nuk do të ekzistojë më që nga 1 janari

Prishtinë | 28 Dhj 2019 | 18:57 | Nga Ekonomia Online

Emri Holandë nuk do të ekzistojë më që nga 1 janari.

Vendi evropian nga kjo datë do të ndryshojë emrin e saj aktual që e ka marrë nga vetëm një rajon i saj, për t’u quajtur thjesht ‘Netherlands’.

Pas këtij vendimi qëndron një strategji e tërë që parashikon ndryshim në logon ndërkombëtare që do të ketë një ndërthurje të dy simboleve ‘NL’ që është shkurtimi i ‘Netherland’ që përkthehet ‘Vendet e Ulëta’ në gjuhën angleze dhe një tulipan portokalli që do të zëvendësojë logon aktuale që ka simbolin e tulipanit përkrah emrit Holandë.

Logoja e re që do të jetë në 8 gjuhë të ndryshme, do të përdoret që nga dita e parë e 2020 në ndërtesat qeveritare, ambasada, universitete, kolegje, bashki dhe organizata të tjera që bashkëpunojnë zyrtarisht në projekte të qeverisë. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme