Bisedimet për çështjen e emrit të Maqedonisë do të vazhdojnë sot në raundin e dytë të tyre në New York.
Përfaqësuesi i Maqedonisë, Vasko Naumovski, dhe ai i Greqisë, Adamantios Vasilakis, së bashku me ndërmjetësin e Kombeve të Bashkuara Matthew Nimetz, do të bisedojnë për tejkalimin e dallimeve rreth emrit të Maqedonisë.
Ndërmjetësi Nimetz në këto bisedimet do të ndërmjetësojë mes negociatorëve në përpjekjet për zgjidhjen e problemit 25-vjeçar për çështjen e emrit mes të dyja vendeve, gjë që e ka bllokuar procesin e integrimeve evropiane dhe euroatlantike të Maqedonisë, shkruan KP.
Në takimin në New York, pritet që Nimetz të vendosë në tavolinë propozim iniciues, gjë të cilën e kanë potencuar edhe ministrat e Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias pas takimit në Selanik, javën e kaluar. Ata në këtë takim janë marrë vesh për një rol më direkt të bisedime si dhe për formimin e grupeve të punës me të cilat do të udhëheqin personalisht ata.
Takimi i parë i grupeve të punës, pritet të jetë në muajin e ardhshëm.