Ende nuk është gjetur katërvjeçari i humbur në Mramor

Prishtinë | 16 Mar 2017 | 08:51 | Nga

Erion Gashi, i cili ka humbur dje rreth orës 17:00 në fshatin Mramor, akoma nuk është gjetur.

Babai i Erionit, i kontaktuar nga Klan Kosova në orët e hershme të mëngjesit ka thënë se akoma janë duke i vazhduar kërkimet për djalin e tyre.

Ai ka thënë se këtë mëngjes kërkimet janë duke i vazhduar vetë, pa ndihmën e ndonjë institucioni.

Klan Kosova mbrëmë ka raportuar se kërkimet për katërvjeçarin i kanë vazhduar edhe Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës.

Lusim të gjithë që mund të kenë informata rreth lokacionit të Erion Gashit të lajmërohen në numrin 00 377 45 262 087

Katërvjeçari në kohën kur ka humbur kishte të veshur trenerka të kaltra dhe xhemper të së njëjtës ngjyrë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme