Është njëra nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit, por lëvizja në të arrihet me vështirësi pasi që kjo rrugë është e prerë në dhjetëra vende.
Punët e filluara rreth dy muaj më parë për vendosjen e disa tubave në rrugën “Muharrem Fejza” në lagjen Mati 1, nuk kanë arritur të përfundohen brenda afatit të paraparë kohorë që kishin premtuar zyrtarët komunalë.
Punimet e kësaj rrugë ishin paraparë të përfundonin në fund të shtatorit por rruga vazhdon të mbetet e njëjtë dhe shumë e dëmtuar.
Banori i lagjes Z.M, ka thënë të dielën për Gazetën Express se prerjet që i janë bërë asfaltit nuk janë mbyllur ende.
Mungesa e infrastrukturës po ua vështirëson qarkullimin të gjithë banorëve në këtë lagje.
Po ashtu rrugën e njëjtë e dëmtojnë edhe shumë kompani private gjatë ndërtimeve që bëjnë, ku për këto dëmtime komuna pati thënë se nuk merr përgjegjësi./