Një video e Milorad Dodikut, presidentit të etnitetit të Republikës Srpska në Bosnje Hercegovinë, i ftuar në një emision ka nisur të qarkullojë në rrjet. Aty, i shpalluri nongrarta i SHBA-së ka paraqitur një hartë të vendeve të Ballkanit, të cilën sipas dëshirës së tij e copëtoj duke e bashkëngjitur kështu me Serbinë.
Dodik, i ulur në ulësen përballë prezantuesve serbë, me një laps në dorë, nisi t’i ndajë tokat e shteteve fqinje me Serbinë, duke e realizuar kështu ëndrrën e tij të kamotshme “Serbinë e Madhe”, në letër.
Duke shfaqur fantazinë e tij, presidenti i etnitet serb në BeH, Dodik nisin fillimisht ndarjen e veriut të Kosovës, për të vazhduar më pas me një pjesë të madhe të BeH-së.
Këto dy territore të pavarura dhe të njohura nga shumë shtete të huaja, Dodik me ëndrrën e tij për pushtet dhe destabilizim të Ballkanit, ia bashkëngjiti Serbisë.
“Do të thotë veriu i Kosovës dhe kjo pjesë e madhe e BeH-së i shkojnë Serbisë, po kjo pjesa e vogël e BeH-së?” u pyet ai nga prezantuesit e emisionit.
“Le të mbetet e vetme”, u përgjigj Dodik.
Por kjo nuk është për t’u habitur. Dodik njihet për deklaratat e tij tendencioze dhe nxitëse.
Ai ka kohë që e promovon idenë e tij dhe kërcënon se RS do të shkëputet nga Bosnja e Hercegovina dhe do të bashkohet me Serbinë, duke e bërë gjithmonë sipas tij ‘Serbinë e Madhe”.
E kjo paraqitje tendencioze dhe provokuese e Dodik vjen vec pak ditë pas vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), Mark Rutte, në BeH e në Kosovë.
Ky i fundit, e bëri të qartë se ajo që ndodhi në BeH dhe Kosovë, nuk duhet të ndodhë më kurrë.
Duke folur për rritjen e tensioneve në rajon, Rutte tha se ajo çka ka ndodhur në Bosnjë dhe Hercegovinë nga viti 1992 deri në vitin 1995, dhe në Kosovë deri në vitin 1999, nuk guxon të përsëritet kurrë më.
“Ajo çka ka ndodhur në këtë rajon, në Bosnjë dhe Herecegovinë nga viti 1992 deri në vitin 1995, dhe në Kosovë deri në vitin 1999, nuk duhet të përsëritet kurrë më. Ky rajon ka potencial të madh. Dëshirojmë që të rinjtë që jetojnë këtu, të qëndrojnë këtu, të jenë të suksesshëm, të hapin biznese, të inkuadrohen në rrethet politike dhe akademike, të bëhen artistë të mëdhenj dhe ta zhvillojnë këtë vend”, tha Rutte