Energji nga era, Balluku: Parqet eolike vihen në punë në 2025-ën

Prishtinë | 16 Sht 2022 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka deklaruar se do të ndërtohen disa parqe eolike që do të prodhojnë energji përmes turbinave të erës dhe ato pritet të vihen në funksion në vitin 2025.

Balluku u shpreh se nga 17 kompani që kishin aplikuar, kanë kaluar në fazën e dytë, atë të verifikimit të kushteve financiare, 6 kompani.

“Kemi prezantimin e të gjithë hapave që kemi për diversifikimin e burimeve. Disa projekte kanë nisur, të tjerat do të nisin. Kemi projekte konkrete. Eolikët nisin punë në 2025. Duam të arrijmë 125 megavatorë. Në 2028 futet në funksion Skavica. Nuk bëhet fjalë më prë plane, janë të gjitha projeket që kanë nisur dhe do të përfundojë me hapa konkrete”, tha Balluku.

Balluku tha se parqet eolike pritet të nisin të prodhojnë energji në vitin 2025, nga 100-150 megavatorë. “Do të rrisim kapacitet prodhuese në 4 terravat për vit, duke shndërruar Shqipërinë në vend eksportues neto të energjisë”, tha Balluku.

Sakaq sipas ministres në kuadër të menaxhimit të krizës energjetike qeveria synon të ulë me 15% konsumin e energjisë për çdo ndërmarrje apo institucion shtetëror brenda një viti.

Të ngjashme