Enkelejda Muçaj, Avokate e re e Shtetit në Shqipëri

Prishtinë | 04 Mar 2020 | 17:55 | Nga Ekonomia Online

Pas largimit nga detyra i avokatit të shtetit Artur Metani, është emëruar në këtë post Enkelejda Muçaj.

Metani u emërua në krye të ILD, gjë që krijoi vakancë në Avokaturën e shtetit Shqiptar.

Këshilli i Ministrave ka vendosur që këtë post t’ja besojë Enkelejda Muçajt.

Muçaj ka përfaqësuar kryeministrin Edi Rama, në paditë për shpifje, që ai ka ngritur ndaj përfaqësuesve të opozitës në gjykatat shqiptare vitet e fundit, raporton Abc News.

Gjithashtu ajo ka qenë këshilltare e Ministrit të Kulturës, në kohën kur në krye të këtij institucioni, qëndronte kryeministri Edi Rama.

Mucaj është diplomuar në drejtësi dhe gazetari.

Vendimi që Muçaj të marrë këtë post, si mbrojtëse e të drejtave të shtetit shqiptar është marrë sot.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

“PËR

EMËRIMIN E AVOKATIT TË PËRGJITHSHËM TË SHTETIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 21, të ligjit nr. 10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Enkelejda Muçaj emërohet Avokat i Përgjithshëm i Shtetit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë“.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme