Paraqitja e mirë e Carlos Soler me fanellën e Valencias ka tërhequr vëmendjen e Barcelonës.
Katalanasit mendojnë për të ardhmen dhe talenti 20-vjeçar është objektivi kryesor në merkato.
Sipas mediave spanjolle, skuadra e drejtuar nga Lusi Enrique për të arritur te kartoni i mesfushorit, duhet të derdhë në arkën e Valencias shumën e 30 milionë eurove.
Barcelona mund të ofrojë këtë shumë, pasi që e ka ndërmend t’i largojë disa futbollistë nga “Camp Nou”.