Enver Hoxhaj udhëton për Mynih, për të marrë pjesë në Konferenën e Sigurisë

Prishtinë | 16 Shk 2024 | 08:25 | Nga Ekonomia Online

Enver Hoxhaj udhëton për Mynih, për të marrë pjesë në Konferenën e Sigurisë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, do të marr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, e cila fillon me datë 16 shkurt.

Konferenca e Sigurisë në Mynih, është një prej konferencave me të rëndësishme sa i përket sigurisë globale. Liderë botërorë marrin pjesë çdo vit.

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, tani deputet i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka njoftuar mbrëmë se është rrugës për të shkuar në Konferencën e Sigurisë në Mynih, e cila fillon sot.

Gjatë ditës së sotme edhe ministrja e jashtme aktuale e Kosovës Donika Gërvalla dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kanë njoftuar se janë nisur për të marrë pjesë në këtë konferencë.

Të ngjashme