Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se rastet e epidemisë së fruthit kanë shënuar një rritje të ndjeshme në Evropë në krahasim me vitet e kaluara.
OBSH bëri të ditur se në 6 muajt e parë të këtij viti mbi 41 mijë persona në Evropë janë prekur nga sëmundja, ndërsa 37 kanë humbur jetën, raporton Tch.
Shqetësim për OBSH-në përbën fakti se shumica e të prekurve janë në Ukrainë, me mbi 23 mijë raste gjatë 2017-s. Ndërkohë që në të gjithë Evropën për vitin 2016 numri i të prekurve ishte 5.273.
Numri më i madh i vdekjeve ka ndodhur në Serbi me 14 persona.