Era Istrefi është një këngëtare interesante, e cila është krahasuar me Sian dhe Rihannan. Kështu e nis shkrimin për këngëtaren shqiptare prestigjiozja “The Independent”, e cila i ka marrë një intervistë artistes shqiptare Era Istefi.
22-vjeçarja nga Kosova, e cila ka nënshkruar një kontratë me shtëpinë diskografike “Sony”, gjatë këtij viti, por edhe atij që vjen, po bëhet gati për gjëra të mëdha.
Në intervistën e me gazetën e njohur, Era ka rrëfyer ndër të tjera se sa e lumtur është kur e krahasojnë me Sian dhe Rihannan, por në të njëjtën kohë, edhe përgjegjësi për të. Në një kohë kur video e saj, “Bonbon” ka arritur më shumë se 180 milionë klikime në YouTube, Era po vijon të rreshtojë suksese njëri pas tjetrit.
E pyetur për koncertin e saj të parë dhe për pjesën më të bukur të tij, Era ndër të tjera, rrëfen: “Koncerti i parë ishte për Vitin e Ri 2016. Ishte live me një band. (Nuk e marr në konsideratë të kënduarin me playback, sepse nuk më bën të jem 100% unë). E vetmja gjë që do të ndryshoja në industrinë e muzikës shqiptare janë performancat skenike playback. Mendoj se do t’i kthej ato live”.
Po ashtu, Era ka folur edhe për projektet e reja muzikore dhe për koncertet që do të ketë së shpejti në turin e saj europian.