Këngëtarja e mirënjohur kosovare, Era Istrefi në këto ditë të nxehta të gushtit ka gjetur kohë për pushime.
Këngëtarja e hitit “Bon Bon” gjendet në Ishujt Mykonos, me ç’rast po publikon imazhe të ndryshme për fansat e saj.
Pak minuta më parë, bukuroshja kosovare për 1 milion e 500 mijë ndjekësit e saj publikoi disa imazhe tejet tërheqëse, në të cilat po merr komente dhe pëlqime të shumta.
Me bikini ngjyrë portokalli dhe me flokë të lëshuara, Era shfaqi linjat e saj trupore.
Para pak kohësh, mediet rozë kanë shkruar se Era ka rritur gjinjtë e saj. Këto foto vetëm sa i përforcojnë “dyshimet”.