Erdhën me sloganin anti-korrupsion, paskan dashtë me zhvatë e vjedhë për vete!

Prishtinë | 16 Kor 2023 | 18:14 | Nga Natyra Kuçi

• Hekuran Murati është nën hetime sepse ia u ndali mësimdhënësve pagat jashtëligjshëm gjatë grevës.

• Donika Gërvalla hetohet sepse i dha 1 milionë e 140 mijë euro për “Caritas”, OJQ në të cilën zv.ministrja e saj, Liza Gashi, ka qenë drejtoreshë.

• Elbert Krasniqi po hetohet për keqpërdorim të 300.000 eurove për një projekt.

• Rozeta Hajdari po hetohet për keqpërdorim të rezervave shtetërore gjatë blerjes së vajit e miellit me çmim shumë të lartë.

• Hajrullah Çeku po hetohet për 130 mijë euro kontratë konsulence nëpërmjet së cilës një arkitekt vendor po paguhet 5550 euro në muaj.

• Hysen Durmishi po hetohet për tenderin e tiketave të automjeteve me të cilin tentoi t’i zhvat qytetarët.

6 ministri, 5 ministra, 1 zv.ministër nën hetime. Pa e përmendur mega skandalin e Martin Berishajt e përgjimet e fundit të Mimoza Kusari-Lilës. Pushteti është i zhytur në korrupsion. Pikërisht këta që erdhën me slloganin anti-korrupsion. Cila është përgjigja e tyre?! Shkarkimi i njeriut që po udhëheq hetimet!

Këta s’e kanë pasur problem korrupsionin. Këta veç kanë dashtë me zhvatë e vjedhë për vete!

Të ngjashme