Ekonomia Online
FUNDIT

Erdogan dhe Putin zhvillojnë bisedë telefonike, në fokus negociatat për paqen në Ukrainë

Erdogan dhe Putin zhvillojnë bisedë telefonike, në fokus negociatat për paqen në Ukrainë

Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan, dhe Presidenti rus, Vladimir Putin, zhvilluan një bisedë telefonike ku diskutuan zhvillimet e fundit rreth luftës në Ukrainë. Sipas një deklarate zyrtare nga presidenca turke, Erdogan theksoi se Turqia ndjek me vëmendje procesin e paqes dhe se ka bërë përpjekje të sinqerta që nga fillimi i konfliktit për të arritur […]

Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan, dhe Presidenti rus, Vladimir Putin, zhvilluan një bisedë telefonike ku diskutuan zhvillimet e fundit rreth luftës në Ukrainë.

Sipas një deklarate zyrtare nga presidenca turke, Erdogan theksoi se Turqia ndjek me vëmendje procesin e paqes dhe se ka bërë përpjekje të sinqerta që nga fillimi i konfliktit për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Ai gjithashtu mbështeti qëndrimet që synojnë përfshirjen e të gjitha palëve në negociata për vendosjen e paqes.

Nga ana tjetër, Presidenti rus Putin falënderoi Erdoganin për mikpritjen e takimeve ndërmjet delegacioneve ruse dhe ukrainase që janë zhvilluar në Stamboll, duke vlerësuar përpjekjet e Turqisë për të lehtësuar dialogun e paqes.

Ky zhvillim tregon rolin aktiv të Turqisë në përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.

Të ngjashme