Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan si dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i kanë shprehur keqardhje Kryeministrit shqiptar, Edi Rama për viktimat dhe dëmet e shkaktuara nga tërmetet e fuqishme që goditën së fundit Shqipërinë.
Kështu ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama, ndërsa konfirmoi edhe gatishmërinë e tyre të ofruar për çdo nevojë pas situatës së krijuar nga kjo fatkeqësi natyrore.
Rama ka përmendur edhe telefonatën e pranuar nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili i konfirmoi aktivizimin e skuadrave speciale të FSK-së drejt zonave të krizës emergjente, njofton Klan Kosova.